Hoti: Nuk ka marrëveshje mes Kosovës e Serbisë për vizitat e zyrtarëve serbë në Kosovë

Hoti: Nuk ka marrëveshje mes Kosovës e Serbisë për vizitat e zyrtarëve serbë në Kosovë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se informatat për arritjen e një marrëveshjeje mirëkuptimi midis Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë, për vizitat e zyrtarëve të lartë nga Serbia, janë të pavërteta, transmeton Insajderi.

Kështu është shprehur Hoti me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

Kreu I Qeverisë tutje tha se ekzekutivi e respekton marrëveshjen për lëvizjen e lirë, por se secila kërkesë do të analizohet nga institucionet kompetente para miratimit apo refuzimit.

“Informatat për arritjen e një marrëveshjeje në mirëkuptim, midis Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë, për vizitat e zyrtarëve të lartë nga Serbia janë të pavërteta. Qeveria respekton marrëveshjen për lëvizjen e lirë. Por, secila kërkesë për vizitë analizohet nga institucionet kompetente para se të miratohet apo të refuzohet”, ka shkruar Hoti. /Insajderi.com