Hoti nuk komenton deklaratën e Trump për përqafimin me Vuçiqin në Uashington

Hoti nuk komenton deklaratën e Trump për përqafimin me Vuçiqin në Uashington

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, nuk ka pranuar të komentojë deklaratën e presidentit amerikan, Donald Trump, për përqafimin me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq në Uashington, njofton Insajderi.

Në një konferencë të mbajtur për media sot pas takimit që zhvilloi me prodhuesit vendorë të qumështit, Hoti tha se nuk i komenton deklaratat e Presidentit Trump.

“Unë nuk i komentoj deklaratat e presidentit”, ka thënë shkurtimisht Hoti në këtë konferencë për media.

I pari i SHBA-së, Donald Trump, gjatë një tubimi në kuadër të fushatës për zgjedhjet presidenciale ka thënë se kryeministri i Kosovës dhe presidenti i Serbisë janë përqafuar në Zyrën Ovale.

Hoti bashkë me Vuçiqin më 4 shtator kanë qëndruar në Ëashington ku edhe kanë nënshkruar disa zotime që ndërlidhen me investime të ndryshme në autostrada, hekurudha e linja ajrore. /Insajderi.com