Hoti paralajmëron shënimin e Ditës së Falënderimeve – Darkës së Lamës

Hoti paralajmëron shënimin e Ditës së Falënderimeve – Darkës së Lamës

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka paralajmëruar shënimin e ceremonisë së Ditës së Falënderimeve, ose siç njihet në popull Darka e Lamës, e cila do të festohet me datën 23 tetor, njoton Insajderi.

Hoti ka thënë se kjo festë është e një rëndësie të veçantë, edhe për faktin që si festë buron nga lashtësia iliro – dardane.

Hoti tutje në Facebook, ka shtuar se sikurse të parët tonë ilirët dardanë që i janë falënderuar Zotit për begatit brenda një vitit dhe në të njëjtën kohë i janë lutur që të ketë begati dhe vitin pasardhës, edhe shqiptarët sot duhet ta vazhdojnë këtë traditë duke e falënderuar Zotin.

Në fund, Hoti ka paralajmëruare se për shkak të situatës me pandeminë Covid-19, këtë vit kjo festë do të shënohet në mënyrë simbolike./Insajderi.com