Hoti: Pas tetë ditësh mund të tërhiqen 10% nga Trusti

Hoti: Pas tetë ditësh mund të tërhiqen 10% nga Trusti

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka njoftuar se pas tetë ditësh kur Ligji për Rimëkëmbjen Ekonomike, i cili u votua sot, do të hyjë në fuqi, do të hapet sistemi online për marrjen e 10 për qindëshit nga Trusti, shkruan Insajderi.

Miratimin e këtij ligji, Hoti e ka quajtur “punë të madhe”, ndërsa ka shtuar se në Ministrinë e Financave ka nisur puna për t’u zbatuar më pas nenet e këtij ligji.

Tutje, ai shtoi se ka kontaktuar Trustin dhe në fillim të javës që po vjen do të zhvillojë një takim me ta.

“Pas 8 dite ku Ligji të hyjë në fuqi, do të hapet sistemi online për t’u qasur në marrjen e 10 për qindëshit”, tha kryeministri i vendit gjatë një konference për media./Insajderi.com