Hoti për aktakuzën

Hoti për aktakuzën: Të mos diskutohet, të respektohet

Hoti për aktakuzën: Të mos diskutohet, të respektohet

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, përsëri ka komentuar aktakuzën e ngritur nga Gjykata Speciale, kundër presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, derisa ende po qëndron në Bruksel, njofton Insajderi.

Hoti, derisa dje ka ftuar për qetësi, sot ka thënë se vendimi i Speciales duhet të respektohet e jo të diskutohet.

“Çështjet që lidhen me drejtësinë, siç ishte vendimi i djeshëm, unë besoj që nuk duhet të diskutohen por të respektohen”, deklaruar Hoti në një prononcim për gazetarë shqiptarë në Burksel.

Ndërsa, sa i përket situatës së krijuar në vend nga lajmi i djeshëm, Hoti tha se “tanimë si Kosovë kemi maturi institucionale për t’i tejkaluar këto çështje”./Insajderi.com