Punë pushtetesh

Hoti për dialogun: Krye-negociatori do të jem unë

Një gjë është e sigurt; Kosova do të negociojë në dialog me Serbinë. Një tjetër jo edhe aq; kush do t’i udhëheqë negociatat?

Hoti për dialogun: Krye-negociatori do të jem unë

Avdullah Hoti ka deklaruar para anëtarëve te Akademisë së Shkencave se ai vetë do të jetë kryenegociatori në bisedimet me Serbinë, njofton Insajderi.

Hoti siguroi se dialogu do të zhvillohet në bazë të Kushtetutës se Kosovës.

“Do të jetë i panegociushëm, në marrëveshjen për njohje reciproke, organizimi Kushtetues dhe shtetëror i Kosovës është i padiskutueshëm dhe marrëveshja që do të arrihet duhet të jetë në frymën e kushtetutës”, deklaroi Hoti.

Synimet e këtij dialogu, kryeministri tha se janë, njohja reciproke e cila siguron ulësen ne OKB dhe njohjen nga 5 vendet e BE-së, adresimi i çështjeve të hapura në mes dy vendeve dhe shfuqizimi i  rezolutës 1244./Insajderi.com