Së shpejti ekzekutohet edhe pagesa 50 për qind për qiratë e bizneseve
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka bërë të ditur se brenda dy javësh kanë arritur të paguajnë 10.668 qytetarë nga pakoja emergjente fiskale.
Përmes një statusi në Facebook, Hoti ka thënë se së shpejti do të ekzekutohet edhe pagesa 50 për qind për qiratë e bizneseve.
Ky është statusi i tij i plotë:
Jam i lumtur t’ju njoftoj që brenda dy javësh të punës intensive kemi paguar gjithsejtë 10.668 qytetarë
➡️Nga 170 euro për paga mujore
➡️Nga 100 euro shtesa për punëtorët e dyqaneve ushqimore, furrave, dhe barnatoreve
➡️Nga 130 euro punëtorëve që kanë humbur vendet e punës shkaku i pandemisë
➡️Nga 130 euro për kompanitë që kanë regjistruar punëtorë të rinj
➡️Së shpejti ekzekutohet edhe pagesa 50% për qiratë e bizneseve./Insajderi.com