Hoti për situatën më Covid-19: Të gjithë duhet ta bëjmë pjesën tonë

Hoti për situatën më Covid-19: Të gjithë duhet ta bëjmë pjesën tonë

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka folur rreth menaxhimit të situatës dhe shifrave të fundit të rasteve me Covid-19, njofton Insajderi.

Përmes një postimi në Facebook, Hoti është shprehur se “vetëm duke mbajtur maskën dhe duke ruajtur distancën, mund ta fusim nën kontroll këtë valë të dytë të COVID19 dhe ta mundim virusin”.

Tutje ai ka thënë se ditëve të fundit është rritur numri i testimeve, e si rrjedhojë edhe numri i të infektuarve është rritur, por edhe përkundër këtij fakti, situata është nën kontroll dhe se jemi më mirë se vendet e rajonit sa i përket shifrave me Covid-19.

“Numri i testimeve për COVID-19 po rritet, sikurse po rritet edhe numri i rasteve. Ne vazhdojmë ta kemi situatën nën kontroll dhe kemi shumë më pak të infektuar në krahasim me rajonin dhe Evropën. Institucionet tona po e bëjnë të pamundurën që ta mbajnë nën kontroll këtë situatë, sidomos stafi shëndetësor, prandaj t’i ndihmojmë ata”.

Në fund Hoti kë bërë thirrje që “të behet kujdes edhe për vete por kjo të bëhet edhe për familjet tona”./Insajderi.com