Hoti për task-forcën anti-korrupsion: Të kenë frikë vetëm ata që e dinë se do t’u shkojmë gjërave deri në fund

Hoti për task-forcën anti-korrupsion: Të kenë frikë vetëm ata që e dinë se do t’u shkojmë gjërave deri në fund

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, është deklaruar rreth shuarjes së Task-Forcës anti-Korrupsion, për çka thotë se lidhur me shuarjen e saj ka takuar të gjithë ambasadorët e shteteve të QUINT-it, njofton Insajderi.

“Në pikën e parë ai vendim është jokushtetues sepse i kërkon prokurorisë që të formojë struktura të caktuara për luftimin e krimit dhe korrupsionit. Ne kemi një plan të qartë se si do të lëvizim përpara. Puna e Task-forcës do të vazhdojë e paprekur në të gjitha çështjet”, është shprehur Hoti.

Gjatë vizitës në Komisionin Rregullativ të Prokurimit Publik, kryeministri Hoti shtoi se janë dakorduar që të punojnë organogramin e ri të Policisë së Kosovës.

“Jemi dakorduar që ta punojmë organogramin e ri të Policisë së Kosovës. Mos të ketë frikë askush lidhur me këtë. Duhet të kenë frikë vetëm ata që frikohen se do t’u shkojmë gjërave deri në fund”.

Për këtë ai ka thënë se do të angazhohen si ekzekutiv pasi që vlerësojnë se me reformat aty do të mund të kursejnë miliona euro. /Insajderi.com