Përditë Sandviç

Hoti përgjigjet për drekën e tij të famshme

Driton Selmanaj ka thënë se Avdullah Hoti bukën e merr nga shtëpia. Madje i ofron edhe atij diçka nga shujta kur janë bashkë. Ushqimi është pothuajse çdo ditë i njëjtë – “sandviç”.

Hoti përgjigjet për drekën e tij të famshme

“Është një çështje e imja private si e organizoj unë drekën time… Sandviç si përditë”.

Kjo ishte përgjigjja e kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, kur u pyet nga gazetari i Kosovapressit se “çfarë ka ngrënë për drekë?”.

Se me çfarë ushqehet Hoti derisa qëndron në zyrë u bë temë, pasi zëvendësi i tij, Driton Selmanaj, duke lavdëruar kryeministrin tha se ai edhe ushqimin që e ha në zyrë e merr nga shtëpia.

“Hoti merr bukën nga shtëpia dhe më pyet nëse dua edhe unë”, pohoi Selmanaj në një emision televiziv ne RTK, derisa fliste për atributet e shefit të tij.

Pas deklarimit të Selmanajt, pati shumë reagime në rrjetet sociale, të cilat kryesisht u bën me nota sarkazme./Insajderi.com