Hoti përkujton Enver Zymberin: Ra në krye të detyrës

Po përkujtohet dy vjetori i vrasjes së heroit, Enver Zymberi nga kriminelët serbë.

Hoti përkujton Enver Zymberin: Ra në krye të detyrës

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti bashkë me ministrin e Punëve të Brendshme, Agim Veliun dhe drejtorin e Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj – kanë bërë homaxhe tek varri i heroit, Enver Zymberi.

“Sot bëmë nderime për Enver Zymberi, për rënin e tij në krye të detyrës për të mbrojtur rendin e kushtetuese dhe integritetin territorial të vendit. Ne i jemi mirënjohës atij dhe familjes së tij dhe gjithë oficereve që kanë rënë në krye të detyrës dhe që po bëjnë punën e tyre çdo ditë, i përgëzojë për këtë dhe u jam mirënjohës përgjithmonë”, ka thënë Hoti.

Nëntë vite më parë, paramilitarët serbë kishin gjuajtur me plumba mbi policin, Enver Zymberi, në një aksion të forcave të rendit të Kosovës në Veriun e vendit. /Insajderi.com/