Hoti: Përmbajtja e Asocacionit është e mbyllur, në dialog flasim vetëm për njohje reciproke

Hoti: Përmbajtja e Asocacionit është e mbyllur, në dialog flasim vetëm për njohje reciproke

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se Asociacioni i Komunave me shumicë serbe në Kosovë do të krijohet në parim me vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe se sipas tij, ky Asociacion nuk do të ketë kompetenca ekzekutive, njofton Insajderi.

I ftuar në një intervistë për emisionin “Rubikon” të Klan Kosovës, Hoti tha se krijimi i këtij Asociacioni do të bëhet sipas parimeve të Gjykatës Kushtetuese.

“Përmbajtja e Asocacionit është e mbyllur, nuk do të ketë kompetenca ekzekutive. Krijimi i asociacionit do të bëhet sipas parimeve të Gjykatës Kushtetuese”, tha Hoti.

Ai tutje u shpreh se parimet e dialogut janë të qarta dhe se Kosova do të flas vetëm për njohje.

“Parimet e dialogut janë të qarta. Do të flasim vetëm për njohje. E dyta, nuk të ketë prekje të sovranitetit. Njohja do të vijë në kufijtë aktual. Për këtë jemi dakorduar para ndërkombëtarëve ne dhe pala serbe”, tha tutje Hoti. /Insajderi.com