Hoti: Po e kompozojmë ekipin shtetëror për dialogun

Hoti: Po e kompozojmë ekipin shtetëror për dialogun

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka deklaruar në mbledhjen e Qeverisë se dialogu me Serbinë s’ka alternativë dhe se veç i janë futur punës për ta ndërtuar një ekip negociator, njofton Insajderi

“Jemi duke punuar që të kompozojmë një ekip shtetëror që do ta përfaqësojë Kosovën në këtë proces, sigurisht kryesuar nga kryeministri – në bazë të kompetencave kushtetuese”, ka deklaruar Hoti.

Ekipi, që Hoti njoftoj se po bëhet, do ta përfaqësojë Kosovën edhe në dialogun me Serbinë në Bruksel, i cili po thuhet se shpejt do të nis, por edhe në takimin në Uashington, i cili u shty, por asnjëherë s’është anuluar./Insajderi.com