Hoti: Qeveria do t’iu dalë në ndihmë qytetarëve të prekur nga vërshimet

Hoti: Qeveria do t’iu dalë në ndihmë qytetarëve të prekur nga vërshimet

Është raportuar se reshjet e mëdha të shiut të së martës në Kosovë, kanë shkaktuar përmbysje në disa zona të vendit.

Për këtë, Qeveria e Kosovës, ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për t’u dalë në ndihmë qytetarëve të prekur nga vërshimet e së martës.

Kështu ka deklaruar, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, i cili po ashto ai shtoi se janë mobilizuar të gjitha shtabet emergjente lokale, ndërkohë që edhe Policia e Kosovës, Njësitë Profesionale të Kërkim-Shpëtimit dhe Zjarrëfikësit janë në gjendje gatishmërie.

Por, sipas Hotit, gjendja është nën kontroll sa i përket dëmeve materiale në gjithë vendin. /Insajderi.com/