Hoti raporton për 100 ditëshin në Kuvend

Hoti raporton për 100 ditëshin në Kuvend

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, sot do të raportojë në Kuvendin për 100 ditëshin e qeverisjes së tij, njofton Insajderi.

Kreu i Qeverisë do të raportojë para ligjvënësve me kërkesë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Raportimi i tij i sotëm ka të bëjë me përballjen e pandeminë COVID-19, gjendjen sociale dhe ekonomike të qytetarëve të vendit dhe bizneseve, dialogun me Serbinë dhe subjektivitetin ndërkombëtar të Republikës së Kosovës. /Insajderi.com