letrës së Sekretarit amerikan të Sht" />

Hoti reagon pas letrës së Blinken dërguar Vuçiqit: Këta janë miqtë e vërtetë të Kosovës

Hoti reagon pas letrës së Blinken dërguar Vuçiqit: Këta janë miqtë e vërtetë të Kosovës

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar pas letrës së Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken drejtuar presidentit serb, Aleksandar Vuçiqit, përmes së cilës i kërkoi atij njohje të ndërsjellët me Kosovën, njofton Insajderi.

Në një postim në Facebook, Hoti Kosova duhet të ruajë raportet miqësore me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, teksa ka shtuar se këtë e ka thënë edhe ish-presidenti Ibrahim Rugova 30 vite më parë.

Sipas ish-shefit të ekzekutivit, dialogu ka rifilluar me parime të qarta në Qeverinë Hoti, teksa ka thënë se “mbi këto parime kemi fituar mbështetjen e partnerëve tanë për këtë proces”.

“Këta janë miqtë e vërtetë të Kosovës. Duhet ta ruajmë miqësinë speciale me SHBA-të. Presidenti Rugova, një burrështetas vizionar e ka thënë këtë para 30 vitesh. Dialogu është ri-filluar mbi parime të qarta në Qeverinë e kaluar – dialog vetëm për marrëveshje përfundimtare për njohje reciproke, pa u cenuar karakteri unitar i shtetit të Kosovës dhe integriteti territorial i Republikës së Kosovës. Mbi këto parime kemi fituar mbështetjen e partnerëve tanë për këtë proces”, ka shkruar Hoti./Insajderi.com