Hoti: Rreth 500 punëtorë do të përfitojnë nga Masa e 8

Hoti: Rreth 500 punëtorë do të përfitojnë nga Masa e 8

Ka nisur të bëhet nënshkrimi i kontratave për financim të projekteve nga Masa e 8 e Programit për Rimëkëmbje Ekonomike 2020, transmeton Insajderi.

Në këtë ngjarje ka marrë pjesë edhe Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, i cili ka thënë se është inkurajues fakti që rreth 500 punëtorë do të përfitojnë nga Masa e 8 e Programit për Rimëkëmbje Ekonomike 2020.

“Ju përgëzoj juve si përfitues dhe më inkurajon fakti që rreth 500 punëtore që do të përfitojnë nga Masa e 8 e Programit për Rimëkëmbje Ekonomike 2020. Ne jemi të vetëdijshëm për situatën nëpër të cilën po kalojmë të gjithë së bashku – pasojat e pandemisë po i vuajmë të gjithë pa përjashtim”, ka thënë ai raporton KK.

“Shpresoj që kjo masë sado simbolike që është – të jetë një lehtësim për bizneset e vogla dhe të mesme. Është me interes që janë marrë parasysh edhe specifikat e regjioneve të ndryshme në aspektin e zhvillimit rajonal”.

“Tani edhe kjo masë e zhvillimit rajonal e përmbyllë atë pikturën e përgjithshme dhe kompozicionin e plotë të masave për mbështetje financiare. Kjo masë nuk është fundit, ne jemi të detyruar që edhe në vitin e ardhëm të parashohim një masë për rimëkëmbje ekonomike”, është shprehur tutje Hoti. /Insajderi.com