
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së Avdullah Hoti u ka shprehur ngushëllime familjes dhe gjithë popullit amerikan për vdekjen e ish-presidentit George H.W. Bush.
“Ndahet nga jeta Presidenti Bush, te cilit populli i Kosovës i është përjetë mirënjohës për vijën e kuqe qe i vendosi Serbisë me 1992 lidhur me ndërhyrjen te forcave serbe ne Kosove. Ndërkaq, Bushi i riu me 2007 pati deklaruar ne Tirane se “Mjaft është mjaft, Kosova duhet të jetë e pavarur”, ka shkruar Hoti.
Hoti tutje ka thënë se është e përjetshme miqësia e Kosovës me popullin amerikan.