Hoti: S`ka rrugë tjetër veç ta caktojmë datën e zgjedhjeve

Hoti: S`ka rrugë tjetër veç ta caktojmë datën e zgjedhjeve

Një ditë pas deportimit të gjashtë shtetasve turq, Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka kërkuar shkarkimin e qeverisë dhe caktimin e datës së zgjedhjeve.

Hoti nga foltorja e kuvendit tha se sa më parë partitë politike të vendit të ulen dhe të diskutojnë për datën e zgjedhjeve.

“ Nga sot institucioinet e vendit dhe shtetit i Kosovës hyjnë në një situatë të re, nga sot ne duhet të ulemi e të dakordohemi si foca politike në vend për datën e zgjedhjeve. Rrugë tjetër nuk ka”, tha ai.

Sipas tij, skandali institucional që u kriju dje, me deportimin e gjashtë shtetasve turq, është parë qartë se hirearkia institucionale nuk është respektuar në Kosovë.

Hoti tha se Grupi Parlamentar i LDK-së nuk do të pajtohet me këtë situatë, dhe do të kërkoj përgjegjësi institucionale.

“Shkarkimi i ministrit të MPB nuk është i mjaftueshëm, sepse përgjegjësia i kalon shefit të qeverisë. Ne nuk di të të lejojmë që shtetit Kosovës të kjo mandohet nga Turqia. Kjo është skandaloze për shtetin e Kosovës”, u shpreht Hoti.