Hoti sot pret liderët politik për të diskutuar rreth dialogut

Kryeministri i Kosovws, Avdullah Hoti pret në takim liderët partiak ku do të diskutohet në lidhje me dialogun.

Hoti sot pret liderët politik për të diskutuar rreth dialogut

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti sot do të pres në takim liderët e partive politike për të diskutuar në lidhje me dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë.

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti nuk e ka pranuar ftesën duke e konsideruar Qeverinë Hoti si “qeveri ilegale”, poashtu as partia tjetër opozitare, PDK nuk do të marrë pjesë në takim.

Para disa ditësh emisari i Bashkimit Europian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak vizitoi Kosovën për të kërkuar rinisjen e dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë, ndërsa me 27 Qershor emisari i Trump-it, Richard Grenell ka ftuar delegasionin e Kosovës dhe Serbisë në Uashington.

Ky takim do të mbahet prej orës 11:00.  /Insajderi/