Hoti sqarohet për Zyrën e kategorive të dala nga lufta në kuadër të kryeministrisë

Hoti sqarohet për Zyrën e kategorive të dala nga lufta në kuadër të kryeministrisë

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar lidhur me statusin e veçantë për kategoritë e dala nga lufta.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Hoti ka thënë se “zyrës për kategoritë e dala nga lufta” në kuadër të Zyrës së Kryeministrit i është ruajtur statusi i veçantë në kuadër të “Rregullores për zyrën e kryeministrit” të miratuar nga qeveria paraprake, e udhëhequr nga vetë ai.

“Çdo deklarim tjetër nuk është i vërtetë. Për më tepër, gjatë qeverisjes tonë nuk ka munguar edhe mbështetja e nevojshme për ketë kategori të shoqërisë tonë”, ka shkruar Hoti./Insajderi.com