Hoti: Sulmi ndaj policëve është i papranueshëm

Hoti: Sulmi ndaj policëve është i papranueshëm

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar pas sulmit të ushtruar dje ndaj policëve të Kosovës në Fushë Kosovë, njofton Insajderi.

Hoti ka theksuar se sulmi ndaj zyrtarëve policorë është i papranueshëm.

Kreu i Qeverisë ka ftuar qytetarët që për të gjitha pakënaqësitë t’i shfrytëzojnë mekanizmat ligjor. Ndërkohë që shtoi se integriteti fizik i policit të Kosovës është i pacenueshëm.

Ai tutje ka kërkuar nga prokuroria dhe organet tjera përkatëse që të zbardhin sa më parë rrathanat e këtij rasti.

Shkrimi i plotë:

Sulmi ndaj policëve është i papranueshëm

E dënoj dhunën e ushtruar ndaj policëve të Kosovës, të cilët u sulmuan mbrëmë nga disa qytetarë në Fushë Kosovë, pasi paraprakisht kishin shqiptuar gjobë kundërvajtëse në trafik.

I ftoj qytetarët që për të gjitha vërejtjet dhe pakënaqësitë eventuale me kryerjen e detyrave nga ana e policëve të Kosovës, t’i shfrytëzojnë mekanizmat ligjor, t’i drejtohen Inspektoratit Policor, të drejtën e tyre ta kërkojnë edhe në gjykatë. Integriteti fizik i policit të Kosovës është i pacenueshëm.

Kërkoj nga prokuroria dhe organet e tjera përkatëse që të zbardhin sa më parë rrethanat që quan në këtë rast dhe të vendoset drejtësia. /Insajderi.com