Hoti takim me QUINT: I vendosur për fuqizimin e luftës kundër krimit dhe korrupsionit

Hoti takim me QUINT: I vendosur për fuqizimin e luftës kundër krimit dhe korrupsionit

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti është takuar me ambasadorët e vendeve të QUINT-it dhe përfaqësuesin special të BE-së, me të cilët diskutoi për bashkëpunimin në fushën e sundimit të ligjit, me theks të veçantë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, njofton Insajderi.

Në një komunikatë për media thuhet se kryeministri Hoti u shpreh i vendosur për të fuqizuar luftën kundër krimit dhe korrupsionit, si dhe shprehu gatishmërinë për të punuar së bashku në këtë drejtim me qeveritë e vendeve anëtare të QUINT-it.

Takimi vjen pak ditë pasi vendet e QUINT-it dhe BE-ja kritikuan Hotin për shuarjen e Task-Forcës kundër-korrupsion, njësi që ishte në kuadër të Policisë së Kosovës./Insajderi.com