Hoti takon bordin e Asociacionit të Komunave

Hoti takon bordin e Asociacionit të Komunave

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, i ka takuar sot anëtarët e bordit të Asociacionit të Komunave të Kosovës, njofton Insajderi.

Lajmin e ka bërë të ditur Hoti në profilin e tij në Facebook, ku ka thënë se “qeveria është e përkushtuar në përballje me sfidat e krijuara nga pandemia COVID-19”.

Tutje Hoti ka thënë se e “vlerëson lart rolin e Asociacionit të Komunave të Kosovës edhe me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor në arsimin para universitar”.

Në fund Hoti ka treguar se i ka njoftuar anëtarët e bordit edhe për angazhimin e Qeverisë së Kosovës rreth programit për rimëkëmbje ekonomike, dhe si do të ndikojë ky program në jetën e qytetarëve dhe bizneseve./Insajderi.com