Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, është delaruar rreth takimit të sotëm në Shtëpinë e Bardhë, me palën serbe për dialog, njofton " />

HOTI THOTË SE JANË NJË HAP PARA DREJT PËRMBYLLJES SË MARRËVESHJES: NESËR BËHET E DITUR MARRËVESHJA

HOTI THOTË SE JANË NJË HAP PARA DREJT PËRMBYLLJES SË MARRËVESHJES: NESËR BËHET E DITUR MARRËVESHJA

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, është delaruar rreth takimit të sotëm në Shtëpinë e Bardhë, me palën serbe për dialog, njofton Insajderi.

Pas takimit me presidentin e Serbisë në Uashington, kreu i Qeverisë së Kosovës tha se janë bërë hapa të mëdhenj para drejt një marrëveshjeje.

Ai nuk ka dhënë shumë detaje se për çfarë marrëveshje bëhet fjalë, por ka shtuar se nesër pritet të ketë nënshkrim të asaj që sot janë dakorduar.

“Jemi takuar me O’brien dhe Grenell. Kishim një takim me presidentin serb gjithashtu. Nesër presim të finalizojmë këtë diskutim që patëm sot”, është shprehur Hoti.

“Një gjë mund t’iu them që marrëveshje të dëmshme dhe të papranueshme asnjëherë nuk kanë ardhë dhe nuk do të vijnë nga Shtëpia e Bardhë”, ka deklaruar ai.

“E kemi bërë një progres në cështjet ekonomike dhe kemi bërë një hap të madh. As nuk është shtruar e as nuk do të shtrohet në tavolinë çështja e shkëmbimit të territoreve”, ka shtuar kreu I Qeverisë.

“Ju nesër do të shihni marrëveshjen sepse kështu është diskutuar”, ka thënë Hoti. /Insajderi.com