Kryetari I Qeverisë, Avdullah Hoti ka thënë se në Veriun e Kosovës ka kohë që janë bërë " />

Hoti thotë se ka vështirësi në zbatimin e ligjit në veri, por nuk heqin dorë

Hoti thotë se ka vështirësi në zbatimin e ligjit në veri, por nuk heqin dorë

Kryetari I Qeverisë, Avdullah Hoti ka thënë se në Veriun e Kosovës ka kohë që janë bërë veprime të cilat nuk kanë qenë në përputhje me ligjet në fuqi të Kosovës, duke përmendur kështu projekte të qeverisë së Serbisë, të cilat po realizohen në këtë pjesë, si projekti “Lugina e diellit”.

Ai ka thënë se ka vështirësi në zbatimin e ligjit në këtë zonë, mirëpo shtoi se nuk do të lejojnë që të vazhdohet në këtë mënyrë.

Për projektet e qeverisë së Serbisë që po realizohen në veri të Mitrovicës, kryeministri Avdullah Hoti ka thënë se në veriun e Kosovës ka kohë që janë bërë plot veprime pa qenë në përputhje me ligjet në fuqi të Kosovës.

“Në veriun e Kosovës ka kohë që janë bërë plot veprime jo në përputhje me ligjet e Kosovës. Ne nuk kemi qasje tjetër përveç që të insistojmë në zbatim të ligjeve të Republikës së Kosovës. Kjo i bie që nuk ka dy standarde, ligji është një për të gjithë vendin. E di që kemi vështirësi në zbatimin e ligjit plotësisht në atë pjesë të vendit, por nuk do të heqim dorë asnjë herë dhe as nuk do të lejojmë që situata të shkojë ashtu”, tha Hoti.

Këto komente kryeministri Hoti i bëri gjatë inspektimit me ministrin e Infrastrukturës, Arban Abrashi, në rrugën nacionale Prishtinë-Mitrovicë në fshatin Gojbule. /Insajderi.com/