Hoti thotë se për emërimin e djalit të Haxhi Shalës si Konsull në Pragë u njoftua nga mediet

Hoti thotë se për emërimin e djalit të Haxhi Shalës si Konsull në Pragë u njoftua nga mediet

Kryeministri Avdullah Hoti ka reaguar pas emërimit të djalit të deputetit Haxhi Shala, Flakronit, si Konsull i Përgjithshëm në Pragë.

Hoti ka thënë se për këtë emërim është njoftuar nga mediat dhe se Qeveria është në proces të analizimit dhe rishikimit funksional të rrjetit të misioneve diplomatike.

Kështu është shprehur kreu i Qeverisë me anë të një postimi në rrjetin social Facebook.

“Për emërimin e Konsullit të Përgjithshëm të Republikës Kosovës në Pragë të Çekisë, jam njoftuar nga mediat. Ky emërim nuk është koordinuar me mua. Qeveria është në proces të analizimit dhe rishikimit funksional të rrjetit të misioneve diplomatike. Pas kësaj analize do të ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme për të siguruar funksionim efikas të misioneve diplomatike dhe do të sigurohemi që përbërja e këtyre misioneve të jetë në përputhje me ligjin”, ka shkruar Hoti. /Insajderi.com