Hoti thumbon VV-në: Do të kujdesemi që të mos vijë kurrë në pushtet

Hoti thumbon VV-në: Do të kujdesemi që të mos vijë kurrë në pushtet

Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti, ka thumbuar Lëvizjen Vetëvendosje, duke thëën se nuk e meritojnë të hyjnë në pushtet dhe se do të kujdesen që kjo të mos ndodhë, njofton Isajderi.

Këto deklarata Hoti i ka bërë gjatë një takimi të LDK-së në Pejë.

Duke folur për marrëveshjen e Uashingtonit, Hoti ka thënë se të tjerët janë munduar ta degradojnë.

“Të tjerët e kanë ëndërr atë sepse s’flet askush me ta, sepse ata diskomunikohen sepse mundohen ta cenojnë rendin demokratik në vend. Veç janë duke e pa një imazh të mundësisë pushtet, dhe s’kanë për ta parë, ju garantoj. Veç me atë imazh që u del para syve natën, të mundësisë për pushtet, i kanë rënë në qaf KQZ-së si institucion i pavarur e duan të çmenden, e kërcënojnë, shantazhojnë e s’lënë gjë pa bë. S’e meritojnë të vijnë këta në pushtet. Kurrë asnjëherë. Edhe ne kemi me u kujdes që këta të mos vijnë në pushtet”, ka thënë ai.

Tutje, pretendenti për kryeministër ka shtuar se qytetarët në zgjedhjet e 14 shkurtit “nuk do të votojnë sikur me ‘like’, por me zemër e me mendje”./Insajderi.com