Hoti tregon nëse AKR-ja do të jetë pjesë e qeverisë së re

Hoti tregon nëse AKR-ja do të jetë pjesë e qeverisë së re

Aleanca Kosova e Re (AKR) do të jetë pjesë e qeverisë së re që synon ta ndërtojë Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka thënë Avdullah Hoti, i mandatuari për kryeministër nga LDK-ja.

Hoti, në një deklarim para mediave të martën, ka konfirmuar shkurtimisht se AKR-ja e Behgjet Pacollit do të jetë pjesë e qeverisë së ardhshme.

“Është esenciale që ne të dakordohemi për parimet qeverisëse. Janë parime të qeverisjes të cilat janë të rëndësishme. Edhe AKR-ja do të jetë pjesë e kësaj qeverie”, ka thënë Hoti.

Ai po ashtu ka thënë se edhe Lista Serbe do të jetë pjesë e qeverisë së re.

“Pjesëmarrja e Listës Serbe do të jetë në përputhje me fuqinë politike që ka Lista Serbe dhe pjesëmarrjen politike”, ka thënë Hoti. /Insajderi.com