Hoti tregon përse lëshoi mbledhjen e LDK-së

Hoti tregon përse lëshoi mbledhjen e LDK-së

I nominuari për kryeministër nga koalicioni LAA, Avdullah Hoti ka treguar se sot ka dalë më herët nga takimet konsultuese të LDK-së për shkak të angazhimeve tjera që i ka.

Më tutje Hoti ka thënë se LDK do të dalë më propozimet më të mira për kryetarë të komunave.

“Për shkak te angazhimeve te tjera, kam dale me herët nga takimet konsultuese qe po mbahen ne LDK lidhur me kandidaturat për kryetar te komunave. Kjo është e vërteta lidhur me titujt e dhëne neper media se e kam lëshuar mbledhjen e kryesisë”.

“LDK do te dale me propozimet me te mira per kryetar te komunave. Po ndërtohet një koncenzus shume i gjere ne ketë aspekt përmes frymës demokratike qe i ka hije LDK-se”, thuhet në postimin e Hotit në Facebook.