Hoti tregon pse ka kaq shumë zëvëndës ministra në Qeverinë e tij

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka sqaruar pse ka kaq shumë zëvëndës ministra.

Hoti tregon pse ka kaq shumë zëvëndës ministra në Qeverinë e tij

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka sqaruar numrin e madh të zëvëndës ministrave në Qeverinë e tij. Ai e ka quajtur këtë fenomen si pjesë e marrëveshjeve politike në mes partive të koalicionit.

“Ato janë emërime politike, të cilat i bëjmë në bazë të marrëveshjeve politike me partnerët e gjithë koalicionit duke iu përmbajtur kritereve që i kemi vendosur në marrëveshje edhe numri i anëtarëve nëpër kabinete të ministrave dhe zëvendësministrave përcaktohet me rregullore të qeverisë“, tha Hoti.

Ndryshe, deri tani janë emëruar 46 zëvendësministra. Për numrin e madh të zëvëdës ministrave ishte kriitkuar shumë Qeveria Haradinaj.

Kuvendi i Kosovës ende nuk e ka miratuar ligjin për Qeverinë e cila do t’i rregullonte emërimet qeveritare /Insajdeir.com/