
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka njoftuar përmes një statusi në llogarinë e tij në Facebook se delegacioni kosovar do të pritet në Shtëpinë e Bardhë nga Sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo, njofton Insajderi.
Gjithashtu, takime do të ketë edhe me “zyrtarë të MCC-së, të DFC-së, përfaqësues të komunitetit shqiptar në SHBA, me rrjetin e bizneseve të mërgatës në SHBA”.
Hoti ka shtuar se është pikërisht Shtëpia e Bardhë vendi ku janë marrë vendime të rëndësishme për Kosovën, prandaj “nuk do të jetë ndryshe edhe këtë herë”.
Siç ka shkruar kryeministri “Qeveria e Kosovës do të prezantojë projekte të mëdha infrastrukturore dhe energjetike që kontribuojnë në zhvillimin dhe krijimin e vendeve të punës në Kosovë, por që ndikojnë në integrimin më të mirë të Kosovës në tregun regjional dhe evropian”./Insajderi.com