Hoti ua dorëzon Thaçit dhe Osmanit marrëveshjen e Uashingtonit

Hoti ua dorëzon Thaçit dhe Osmanit marrëveshjen e Uashingtonit

Kreu i Qeverisë së Kosovës, Avdullah Hoti, ka bërë të ditur sot në Parlamentin Evropian se i ka dorëzuar Kuvendit dhe Zyrës së Presidentit marrëveshjen ekonomike që ai e ka nënshkruar të premten e kaluar në Shtëpinë e Bardhë, njofton Insajderi.

Derisa ka folur para deputetëve evropian, Hoti ka treguar se sot ua ka dorëzuar marrëveshjen e nënshkruar në Uashigton presidentit Hashim Thaçit dhe kryeparlamentares Vjosa Osmanit.

“Është e mrekullueshme që kemi një vëmendje të plotë nga SHBA’ja. Sot e kemi dërguar marrëveshjen në Parlament dhe te Zyra e Presidentit. Marrëveshja është një listë e zotimeve që ne i kemi ndërmarrë. Pres nga Serbia t’i zbatojë” , ka thënë Hoti.

Ai ka shtuar se marrëveshja që e ka nënshkruar në Uashington i ndihmon dialogun që po e ndërmjetëson Bashkimi Evropian për afro një dekadë.

Marrëveshjen e nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë, në praninë e presidentin amerikan, Donald Trump, Hoti e ka quajtur me bazë ekonomike. /Insajderi.com