Hoti ultimatumin e Pacollit e quan më shumë si dëshirë të tij

Hoti ultimatumin e Pacollit e quan më shumë si dëshirë të tij

Shefi i Grupit Parlamentar të koalicionit LAA, Avdullah Hoti, ka folur sot edhe për ultimatumin 10-ditor të kreut të AKR-së, Behgjet Pacolli, që t’i përafrojnë qëndrimet në Vetëvendosjen për krijimin e institucioneve.

Hoti ultimatumin e Pacollit më shumë e ka parë si dëshirë të tij sesa si ultimatum.

“Ajo më shumë ka qenë dëshirë e tij sesa ultimatum. Koalicioni jonë nuk është formuar mbi bazën e ultimatumeve”, ka thënë Hoti.

Kurse vetë deputeti i AKR-së, Korab Sejdiu, ka thënë se Pacolli me kohë e ka qartësuar këtë qëndrim, duke e quajtur atë më shumë si inkurajim.

“Deklarata e presidentit Pacolli të mos kuptohet si ultimatum por si inkurajim”, ka thënë Sejdiu./Insajderi.com