Hoti uron Bidenin: Jemi të përkushtuar për të forcuar marrëdhëniet me SHBA-në

Hoti uron Bidenin: Jemi të përkushtuar për të forcuar marrëdhëniet me SHBA-në

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, i ka dërguar telegram urimi presidentit të ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, me rastin e inaugurimit të tij si President, njofton Insajderi.

Hoti thotë se është i përkushtuar që të punojë me administratën e Bidenit për të forcuar institucionet demokratike, integrimin Euro-Atlantik dhe për t’u bërë një bartës i stabilitetit.

“Jam shumë i lumtur të theksoj se Republika e Kosovës ka marrëdhënie shumë të veçanta me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në historinë e fundit të Kosovës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë luajtur rol vendimtar. Unë jam i përkushtuar të punojë me administratën tuaj për të forcuar institucionet demokratike, integrimin Euro – Atlantik dhe për t’u bërë një bartës i stabilitetit”, thuhet në letër, njofton Kryeministria.

Hoti po ashtu thuhet se ka shperhur mirënjohjen për ish-presidentin e SHBA-së, Donald Trump dhe administratën e tij, për siç ka thënë ai, mbështetjen e dhënë për proceset demokratike në Kosovë dhe integrimet ekonomike rajonale. /Insajderi.com