Vizitë andej kufirit

Hoti viziton sot Shqipërinë

Avdullah Hoti do të ketë takime me krerët më të lartë të shtetit gjatë vizitës së tij në Shqipëri.

Hoti viziton sot Shqipërinë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, sot do të qëndrojë për një vizitë në Republikën e Shqipërisë, me ftesë të kryeministrit shqiptar Edi Rama, njofton Insajderi.

Gjatë vizitës zyrtare në Shqipëri, kryeministri Hoti fillimisht do të pritet nga kryeministri Rama në Pallatin e Brigadave në ora 10:00.

Pas takimit është paralajmëruar konferencë e përbashkët për shtyp e dy kryeministrave shqiptarë.

Në ora 13:00 është paraparë takim me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta në Presidencë.

Më pas, Hoti do të takohet me kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, në zyrën e këtij të fundit në ora 14:00.

Në ora 14:45 do të ketë takim me mes kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe kryeministrit Hoti në Bashkinë e Tiranës.

Ndërsa në fund të ditës, Hoti do të takojë edhe kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha në selinë e partisë në ora 15:30./Insajderi.com