“Në vend se të ishte në listë me Kujtim Shalën është me Fitore Pacollin”.
Në këtë mënyrë i është drejtuar kandidati për kryeministër i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, kandidates së Vetëvendosjes për presidente, Vjosa Osmanit.
Këto Komenti kryeministri i cili po synon një tjetër mandate, i bëri gjatë një takimi elektoral në Lipjan.
“Njerëzit e LDK-së do të qëndrojnë në LDK dhe në fund të fundit, secili do të marrë atë që e meriton, edhe ish-kolegja jonë do të marrë atë që meriton. Në vend se të ishte në listë me Kujtim Shalën, Arben Gashin e të tjerët ajo do të jetë në listë me Fitore Pacollin e të tjerët, me atë marrëveshjen e djeshme ajo vendosi në ballë logon e VV-së, por votuesi i LDK-së do të qëndrojë në LDK dhe nuk do të shkojnë në listat tjera”, tha ai. /Insajderi.com