Hoti: Zgjedhjet janë të lira kur bazohen në kushtetutë

Hoti: Zgjedhjet janë të lira kur bazohen në kushtetutë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, ka folur për procesin e zgjedhjeve dhe për vendimin e djeshëm të KQZ-së, ku u certifikuan listat e disa partive e të disa tjerave jo, njofton Insajderi.

Ai përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se “zgjedhjet janë të lira atëherë kur çdo fazë e procesit zgjedhor bazohet në ligj dhe kushtetutë”.

Ky reagim i tij vjen pas që, disa parti dhe eksponentë politikë në Kosovë kanë reaguar ashpër deri në linçime personale ndaj udhëheqësve të KQZ-së për gjoja anshmëri të këtij institucioni.

Partitë të cilave i’u janë certifikuar listat janë Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës. Ndërsa Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisa Social Demokrate, janë refuzuar për certifikim nga KQZ-ja./Insajderi.com