Zyra e kryeministrit të Kosovës, në një njoftim ka thënë se Avdullah Hoti do t’i kryej" />

Hotin s’e pengon COVID-i, punon nga shtëpia

Hotin s’e pengon COVID-i, punon nga shtëpia

Zyra e kryeministrit të Kosovës, në një njoftim ka thënë se Avdullah Hoti do t’i kryejë të gjitha detyrat si kryeministër nga shtëpia për shkak të infektimit me Coronavirus.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka rezultuar pozitiv me Coronavirus, të dielën.

Sipas njoftimit, agjenda e Qeverisë nuk do të ndikohet nga mungesa fizike e Hotit, pasi stafi i kryeministrit do t’i përmbahet udhëzimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.

“Ndërsa, stafi i Zyrës së Kryeministrit do t’u përmbahet protokollove të sugjeruara nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike”, kanë njoftuar nga zyra e Hotit.

Hoti nuk ka raportuar për probleme shëndetesore të shkaktuara nga virusi COVID-19, përpos një “kolle të lehtë”. /Insajderi.com/