Houston e Clippers e kryejnë detyrën, Toronto kërkon play off-in [Video]

Houston e Clippers e kryejnë detyrën, Toronto kërkon play off-in [Video]

Skuadra e Houston Rockets ndjek ritmin e LA Lakers në Konferencën e Perëndimit, duke fituar 132-108 ndaj Portlandit, duke konsoliduar kështu vendin e dytë.

Ndeshje e dominuar nga ekipi teksan, ku u dallua Harden me 36 pikë, mbështetur nga Westbrook me një “triple double” (28 pikë, 13 rebound e 10 asist).

Për Houston u dallua edhe Capela me 22 pikë e 20 rebound. Fitore shënoi edhe skuadra e Boston Celtics, që mundi 99-85 Phoenix Suns jashtë fushe. Tatum me 26 pikë e 14 rebound ishte lider në fushë për ekipin e Celtics.

Mirë po paraqitet edhe ekipi i Clippers, që në sekondat e fundit fitoi 90-88 ndaj Oklahomas. Ndeshje me rivalitet, ku diferencën e Harrell, me 28 pikë e 12 rebound edhe pse e nisi ndeshjen nga stoli.

Fitore të rëndësishme arriti ekipi i Dallas Mavericks, që triumfoi 117-110 ndaj San Antonio Spurs, me Doncic që realizoi 42 pikë, 11 rebound e 12 asist.

Pa probleme fituan edhe kampionët e Torontos, që shpartalluan 132-96 Charlotte, me Anunoby që ishte shënuesi më i mirë, me 24 pikë.

NBA – Rezultatet e sotme

New York – Cleveland, 123-105

Brooklyn – Indiana, 86-115

Toronto – Charlotte, 132-96

Chicago – Milwaukee, 101-115

Houston – Portland, 132-108

Dallas – San Antonio, 117-110

Phoenix – Boston, 85-99

Utah Jazz – Minnesota, 102-112

Clippers – Oklahoma, 90-88