Hoxha: Grainca ta kthejë “mandatin e vjedhur”

Hoxha: Grainca ta kthejë “mandatin e vjedhur”

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha, ka kërkuar nga Adelina Grainca, kthimin e mandatit të deputetes, pasi Grainca nga PDK ka kaluar në grupin parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje.

Gjatë seancës parlamentare, Hoxha ka thënë se Grainca asnjëherë nuk është ofenduar nga PDK-ja, duke mohuar gjithashtu që grafitët në shtëpinë e saj janë bërë nga njerëz të kësaj partie.

“Në kërkojmë kthimin e mandatit të vjedhur nga votuesit e PDK-së. Partia Demokratike nuk njihet si dikush që ka linçuar njerëz në historinë e saj, e as nuk ka shkruar mbishkrime nëpër muret e askujt, këtë zakon e kanë partitë që kanë qenë në opozitë e sot në pushtet”, ka thënë deputetja.

Hoxha deklaroi se “grafitët linçuese e seksiste janë trashëgimi dhe sjellje e partisë në pushtet”, Lëvizjes Vetëvendosje, duke kujtuar “sulmet” që sipas saj janë kryer ndaj kryetares së Komisionit Zgjedhor Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Dakës, si dhe dhunën e ushtruar nga aktivistët e kësaj partie ndaj ambasadores së Shteteve të Bashkuar të Amerikës, Tracey Jackobson.

 “Ju kujtoj vetëm disa për t’u kthyer memorien, linçimet ndaj Valdete Dakës, linçimet ndaj Aida Dërgutit, linçimet ndaj Edita Tahirit, linçimet ndaj Ganimete Musliut, ju madje keni shkuar aq larg sa keni dhunuar ambasadoren amerikane. Andaj, në emër të grave, pikërisht në idenë e asaj se çka luftojmë ne për përfaqësim të barabartë, të dinjitetshëm, për të marrë vendime për vetën tonë, të lutëm ktheje mandatin e PDK-së”, ka thënë ajo./Insajderi.com