Hoxha i ekzorcizmit ia shqeu edhe plagën në bark pacientit, rrëfen imami

Hoxha i ekzorcizmit ia shqeu edhe plagën në bark pacientit, rrëfen imami

Imami nga Peja, Zuhdi Hajzeri, për InDoks ka ndarë dy raste të cilat janë të trishtueshme, kur imamët e hajmalive dyshohet se çuan pacientë në probleme të rënda, e ndoshta edhe drejt vdekjes.

Ai ka treguar rasti e një 22 vjeçarit që si pasojë e prekjes në trurin e vogël, mbeti në komë e pastaj vdiq.

“ Një rast një djal i ri në Komunën e Prishtinës ka shkuar tek një njeri që i thojnë Hoxha me telepati pas një prekje me dorë tek truri ka ra në komë pas disa javësh ka vdekur 22 vjeçari, familjarët e tij kanë mendur që është hoxhë”, ka thënë imami.

Hajzeri ka zbuluar edhe një rast si si Hoxha e ka keqtrajtur të sëmurin e lëshuar nga spital, dhe grabtijen e 3000 eurove për një hajmali.

“ Një djalë pas një jave që ka operu apendecitin, ka shkuar tek një Hoxhë me i këndu në Kuran, pas operimit njeri mundet me qenë në depression por hoxha fillon me këndu dhe e rrah me shkop për një moment hoxha e vendos shkopin  tek barku dhe ja shkyn plagën dhe personi është detyruar me shku me e qep për herë të dytë”, ka treguar Hajzeri.

Imami ka zbuluar edhe pasurimin e dyshimtë të hoxhallarëve të cilët mashtrojnë njerëzit duke shkru disa vizatime të quajtura hajmali.

“Një shok  që jam rrit me të i ka gjet disa letra të shkruara që motra e tij e cila jeton në Austri i ka pagu 3000 euro që brenda saj ka pasur vetëm disa qingja”, ka treguar Hajzeri.

Hajzeri bën thirrje që pasurimet e dyshimta dhe maltretimi i njerëzve të rregullohet me ligj.

InDoks në këtë emision do të trajtojë këtë fenomen. Flasin njerëz që ishin të përfshirë në këtë fenomen. Ata që janë komplet kundër si dhe psikologë e psikoterapeutë që ofrojnë shërbime të ligjshme për problemet mendore. Ata pajtohen se mjekët popullorë e imamët e hajmalive që merren me këtë biznes shumë profitabil janë mashtrues.