Hoxha i përgjigjet akuzave të këngëtares se ai ka kthyer femrat në skllave seksit

Hoxha i përgjigjet akuzave të këngëtares se ai ka kthyer femrat në skllave seksit

Këngëtarja Barbana Dini përmes një postimi të bërë në rrjetet sociale ka akuzuar hoxhën Elvis Naçi për rikthim të femrës në skllave seksi.

Kjo akuzë e saj erdhi kur hoxha në një ligjëratë të tij, tha që femra nuk duhet të ketë 150 kile por duhet të zbukurohet për bashkëshortin e saj.

“Elvis Naçi më zhgënjeve! Ti nuk je asgjë tjetër përveçse një avokat i meshkujve që tradhtojnë!”

“Ti nuk bën asgjë më shumë, vetëm po përpiqesh që fajtorët t’i kthesh në viktima dhe viktimat në fajtorë. Në bazën e harmonisë së një familjeje nuk mund të jetë dieta dhe kthimi i gruas në skllave seksi për burrin. Femra që predikon ti nuk ka lidhje me Shqipërinë” ishte reagimi i Barbanës.

E pas këtyre akuzave, përmes një video të hedhur në Facebook, Elivisi sqaroi se ligjërata e tij u keqkuptua dhe shkëputi një pjesë ku tregon për rëndësinë e gruas në Islam.

Sipas teologut, gruaja në Islam është ‘Xheneti’ në tokë!