Hoxha: Në librin e historisë ka gjuhë diskriminuese dhe nxitëse

Hoxha: Në librin e historisë ka gjuhë diskriminuese dhe nxitëse

Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Kosovë, përmes një projekti të quajtur, “Pjesëmarrja e të rinjve në edukim gjithëpërfshirës”, ka vërejtur se në tekstet shkollore ka gjuhë diskriminuese, nxitje të paragjykimeve dhe steriotipe gjinore.

Njëri ndër librat që përmban këtë lloj gjuhe është ai i historisë.

Sipas Nismës së të Rinjve për të Drejtat e Njeriut, libri i historisë ka mungesë të informatave për komunitet jo-shumicë në Kosovë, sidomos në pjesën kur flitet për luftën e fundit në Kosovë.

Teuta Hoxha, drejtore ekzekutive e Nismës për të Rinjtë dhe të Drejta të Njeriut, ka thënë se të rinjtë tanë nuk e mësojnë siç duhet historinë.

Sipas Hoxhës, të rinjtë nuk edukohen që të respektojnë prezencën historike të komuniteteve.

“Natyrisht që është një nga çështjet më kritike edhe më të rëndësishme të procesit që është ballafaquar me të kaluarën, përfshirja e të rinjve për të mësuar me atë se çfarë ka ndodhur në të kaluarën të rinjtë kosovarë mësojnë vetëm për viktimat e luftës shqiptare edhe atë me numra të ekzagjeruar”, ka thënë Hoxha.

Gjithashtu ajo ka cekur se komuniteti serbë nuk përmendet fare në historinë të cilën e mësojnë të rinjtë tanë nëpër shkolla.

“Po ashtu duhet të ceki se nuk përmenden as komunitetet jo shqiptare, komuniteti serbë nuk përmendet fare, po asht edhe komuniteti romë nuk përmendet, do të thotë të rinjtë shqiptarë nuk mësojnë, nuk edukohen të vlerësojnë prezencën historike të komuniteteve jo shqiptare në Kosovë “, është shprehur Hoxha.

Ndërsa për profesorin e gjuhës rome Nexhip Menekshe, në librin e historisë nuk shkruhet për kontributin e romëve në Kosovë

“Në historinë e shqiptarëve nuk ka të shkruar për komunitetin romë, sa kemi marr pjesë, sa kemi kontribuar, sa kemi qenë pjesë në kulturë apo gjëra tjera”, ka thënë Menekshe

Gjithashtu ai është shprehur se “të rinjtë janë të gatshëm të bashkëpunojnë por ende ka shumë mospajtime mes tyre”.

Mirëpo për Millosh Goluboviq, i komunitetit serbë lufta e fundit në Kosovë ka ndikuar në mënyrë negative tek të rinjtë.

Por ai thotë se përmes diskutimeve dhe të përbashkëta me komunitetet tjera mund të vazhdohet tutje.

“Fatkeqësisht konflikti që ndodhi në 99 shihet në mënyrë të kundërt nga të dyja palët, por mendoj se të rinjtë ende e kanë atë dëshirë dhe tentojnë që përmes bashkëbisedimit të gjejnë tema të përbashkëta me të cilat ata do të mund të vazhdonin më tutje”, është shprehur