Hoxha nga Beogradi: Do ta mbrojmë me jetë xhaminë nga rrënimi

Hoxha nga Beogradi: Do ta mbrojmë me jetë xhaminë nga rrënimi

Xhamia që është në prag të përfundimit në Komunën e Zemunit të Beogradit, ka marrë një paralajmërimin e fundit nga autoritet e Serbisë, se qysh nesër do të rrënohet ajo xhami.

Sipas Hoxhës së kësaj xhamie, ajo ishte afër finalizimit të saj dhe ishin bërë gati që të përfundonte para fillimit të muajit Ramazan.

Imami i kësaj xhamie përmes një video mesazhi ka bërë apel tek të gjithë komuniteti mysliman të bëjnë lutje që të mos rrënohet kjo xhami.

“Apeli i drejtohet hoxhallarëve xhematit dhe në përgjithësi myslimanëve që të bëhen dua tek Allahu në këto ditë të bekuara që kjo xhami të mos rrënohet”, ka thënë ai.

Hoxha në fund të video mesazhit ka paralajmëruar se do të mbrohet edhe me jetë nëse është e nevojshme që xhamia të mos rrënohet.

“Ne do të dalim me të gjithë vëllezërit  tonë me të ri dhe me ata në moshë dhe me të gjithë do ta mbrojmë xhaminë edhe me jetë nëse është e nevojshme InshAllah”, ka thënë Hoxha./Insajderi.com

Apel nga hoxha i Zemunit, Beograd – Kërkon lutje e ndihmë per …

Apel nga hoxha i Zemunit, Beograd – Kërkon lutje e ndihmë per mos rrënimin e xhamisë nga autoritetet.Imam of Zemun, Belgrade asks for dua and help, authorities want to demolish the new mosque.Београдског Имам тражи молитве и помоћ, власти желе да сруше нову џамију#zemun #mosque #dzamija

Posted by Mesazhi.com on Wednesday, 24 May 2017