Hoxha zyrtarizohet te Lokomotiva

Hoxha zyrtarizohet te Lokomotiva

Sulmuesi, Arbër Hoxha është zyrtarizuar te Lokomotiva e Zagrebit, shkruan Insajderi.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi përmes rrjetit social “Facebook”.

“Sulmuesi 22-vjeçar nga Kosova, Arbër Hoxha është lojtari më i ri i Lokomotivës”, shkruhet në njoftimin e klubit.

Hoxha së fundmi ishte pjesë e Ballkanit, ku gjatë së dieles njoftoi largimin e tij nga suharekasit.

Në të kaluarën sulmuesi i krahut kishte luajtur edhe për skuadra tjera nga Superliga si Prishtina dhe Besa e Pejës./Insajderi.com