Hoxhaj: Aty ku pushon trupi i Adem Jasharit është epiqendra e lirisë sonë

Hoxhaj: Aty ku pushon trupi i Adem Jasharit është epiqendra e lirisë sonë

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj dhe anëtarë të tjerë të kësaj partie kanë kryer homazhe në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz, në 23 vjetorin e rënies së Jasharëve, njofton Insajderi.

Hoxhaj ka thënë se Prekazi dhe vendi ku pushon trupi i Adem Jasharit është epiqendër e lirisë së Kosovës.

Me nderime tek varret e familjes Jashari, Hoxhaj tha se nuk ka ngjarje tjetër që mund ta kalojë këtë të Jasharëve.

“Me 5 mars 1998 fitoi guximi mbi frikën, liria mbi okupimin, Kosova mbi Serbinë. Me 5-6-7 mars të këtij viti u flijua familja Jashari për t’u ngritë në këmbë e tërë Kosovë dhe populli shqiptar. Me këtë flijim e atdhedashuri familja Jashari është maja e atdhedashurisë së Kosovës, zeniti i atdhedashurisë dhe nuk ka ngjarje që mund ta tejkalojë këtë ngjarje historike. Mbi këtë flijim e sakrificë ka lindë liria dhe shteti jonë. Prekazi dhe aty ku pushon trupi i Adem Jasharit është epiqendra e lirisë që e gëzojmë sot si shtet sovran dhe i pavarur”, tha Hoxhaj. /Insajderi.com