Hoxhaj: BE-ja heshtë përderisa në Serbi po hapen varreza masive

Hoxhaj: BE-ja heshtë përderisa në Serbi po hapen varreza masive

Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka publikuar një hartë të vendndodhjeve të varrezave masive të identifikuara në Serbi, njofton Insajderi.

Ai përmes një shkrimi në rrjetin social Twitter, ka publikuar një hartë të varrezave masive në Serbi, ku ka thënë se Serbia i ka fshehur ato.

Derisa sot po hapet një varr tjetër masiv në Serbi, Hoxhaj tha se disa javë më parë Ivica Daçiq kërcënoi serbët që zbuluan këto varre.

“Kjo është harta e varrezave masive serbe që Serbia i ka fshehur dhe sot është duke u hapur një varr masiv, me kosovarë të vrarë, vetëm disa javë pasi Daçiq kërcënoi serbët që zbuluan këto varre masive, ai po i shtyn ata të bëhen dëshmitarë në Gjykatës Speciale. BE-ja po qëndron në heshtje”./Insajderi.com