
Ish-zëvendës-kryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar ndaj pretendimeve se ushtarët serbë po marrin pjesë në shtypjen e protestave opozitare në Bjellorusi.
Hoxhaj, ka thënë se përkrahja e regjimit autoritar të Lukashenkos është shqetësuese.
Po ashtu, Hoxhaj, i ka bërë me dije Bashkimit Evropian që të ketë kujdes nga lojërat e Serbisë.
“Fotografitë nga Frank Vicocoroka tregojnë përkrahjen ndaj regjimit autoritar të Lukashenkos në Bjellorusi nga Aleksandar Vucic. Mercenarët serbë dhe prania ushtarake në Bjellorusi janë shqetësuese. Shërbimi i jashtëm Evropian dhe Josep Borrell, duhet të jenë të kujdesshëm ndaj lojërave të ndyta të Serbisë”, ka shkruar Hoxhaj në Twitter.
Ndërsa, Serbia ka mohuar që ushtarët e saj janë të përfshirë në operacionet ushtarake qeveritare kundër protestuesve në Bjellorusi. /Insajderi.com/
Photo evidence by Franak Viocoroka shows the support to authoritarian regime of #Lukashenko in #Belarus by @avucic. Serbian mercenaries & military presence in Belarus is worrying. @eu_eeas @JosepBorrellF should be careful of Serbia’s dirty games pic.twitter.com/Ystq0XSQzt
— Enver Hoxhaj (@Enver_Hoxhaj) August 15, 2020