Hoxhaj bisedon me këshilltarin kryesor të Angela Merkel

Hoxhaj bisedon me këshilltarin kryesor të Angela Merkel

Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Enver Hoxhaj, ka bërë të ditur se sot (e hënë) ka zhvilluar një telefonatë me këshilltarin kryesor të kancelares gjermane, Angela Merkel, Jan Hecker, njofton Insajderi.

Me Hecker, i pari i PDK-së tha se ka biseduar për situatën politike në Kosovë dhe rajon, si dhe për rimëkëmbjen ekonomike pas pandemisë së shkaktuar nga virusi.

“Sapo zhvillova një telefonatë me mikun tim të mirë, këshilltarin kryesor të kancelares gjermane Angela Merkel, Jan Hecker. Biseduam për situatën politike në Kosovë dhe rajon, si dhe rimëkëmbjen e ekonomisë pas pandemisë së shkaktuar nga virusi Covid-19. Po ashtu, folëm për të ardhmen euroatlantike të Kosovës dhe punën në funksion të rritjes së mirëqenies së qytetarëve tanë krahas me partnerët e BE-së”, ka shkruar Hoxhaj në llogarinë e tij në Facebook.

Tutje, ai tha se pjesë e diskutimit të tyre ishte edhe krijimi i një niveli të ri të marrëdhënieve mes dy shteteve në muajt e ardhshëm.

“Biseduam edhe për nivelin e ri të marrëdhënieve mes dy shteteve tona në muajt e ardhshëm. Kosova është me fat që ka miq si Kancerlarja Merkel dhe Gjermania”, ka shkruar tutje Hoxhaj./Insajderi.com